Ylli gjeorgjian i Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, ka zbuluar një nga rregullat kryesore që trajneri Luis Enrique kërkon nga lojtarët e skuadrës franceze.
Në një deklaratë që ka tërhequr shumë vëmendje, Kvaratskhelia bëri të qartë se te PSG askush nuk ka vend të garantuar nëse nuk sakrifikon për ekipin.
“Te PSG, po nuk vrapove dhe të kthehesh mbrapa, përfundon në stol. Na e ka bërë shumë të qartë trajneri Luis Enrique”, u shpreh sulmuesi gjeorgjian.
Deklarata tregon filozofinë e trajnerit spanjoll, i cili kërkon intensitet maksimal, disiplinë taktike dhe kontribut në fazën mbrojtëse nga çdo futbollist, pa marrë parasysh emrin apo statusin në skuadër.
Luis Enrique ka ndërtuar një PSG më agresive dhe më të organizuar, ndërsa lojtarët duket se janë përshtatur me kërkesat e larta të teknikut spanjoll.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
7 Maj, 2026 20:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.