Bernardo Silva drejt Serie A? Juventusi nis lëvizjet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Maj, 2026 21:09

Bernardo Silva drejt Serie A? Juventusi nis lëvizjet

Juventusi po intensifikon përpjekjet për të sjellë në Torino mesfushorin portugez Bernardo Silva gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve të Tuttosport, klubi bardhezi pritet të zhvillojë në ditët në vijim bisedime të reja me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, për të diskutuar kushtet e një transferimi të mundshëm në Torino.

Silva ka konfirmuar së fundmi se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, duke i dhënë fund një periudhe 9-vjeçare shumë të suksesshme në Angli. E ardhmja e tij pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos verore.

Sipas burimeve, drejtori ekzekutiv i Juventusit, Damien Comolli, do të takohet së shpejti me Mendesin për të diskutuar detajet e mundshme të operacionit.

Juventusi shpreson të fitojë garën ndaj interesimit nga klube të tjera si Barcelona, ndërsa lojtari kërkon të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Megjithatë, një kusht i rëndësishëm mbetet kualifikimi në Ligën e Kampionëve, pasi financat dhe ambicia sportive do të luajnë rol kyç në vendimin final.

Flaka

295

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Maj, 2026 21:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
295

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut