Fàbregas për “dramën” Xabi Alonso – Vinícius: “Askush nuk është mbi ekipin”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 21:28

Fàbregas për “dramën” Xabi Alonso – Vinícius: “Askush nuk është mbi ekipin”

Cesc Fàbregas ka komentuar situatën e përfolur mes Xabi Alonso dhe Vinícius Júnior, duke theksuar rëndësinë e disiplinës dhe unitetit brenda skuadrës.

Në deklaratën e tij, Fàbregas u shpreh se çdo trajner duhet të marrë vendimet e duhura në momente të vështira, gjithmonë duke vendosur ekipin në plan të parë.

“Ajo që ndodhi mes Xabi Alonso dhe Vinícius… është një moment kur duhet të jesh gati të marrësh vendimin e duhur dhe mbi të gjitha, ajo që të bën trajner më të mirë, duhet të mendosh fillimisht për ekipin,” tha ai.

Trajneri spanjoll shtoi se në futbollin modern nuk ka individë mbi kolektivin.

“Askush nuk është më i madh se ekipi, askush nuk është më i fortë se ekipi dhe askush nuk është mbi ekipin,” theksoi Fàbregas.

Deklarata e tij ka marrë vëmendje të madhe në mediat sportive, duke u parë si një mesazh i qartë për rëndësinë e disiplinës në dhomat e zhveshjes dhe menaxhimin e yjeve të mëdhenj.

Flaka

232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 21:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?