E ardhmja e Ernest Muçit në dilemë, vendimi pritet deri më 20 maj

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 21:42

E ardhmja e Ernest Muçit në dilemë, vendimi pritet deri më 20 maj

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, po pret ende vendimin final për të ardhmen e tij në nivel klubesh, mes qëndrimit te Trabzonspor apo rikthimit te Beşiktaş JK, klubi që e ka pasur më parë në radhët e tij.

Sipas mediave turke, palët kanë rënë dakord që afati për zgjidhjen e situatës të shtyhet deri më 20 maj, pas një kërkese për shtyrje të procesit të negociatave, në mënyrë që vendimi të merret pas përfundimit të sezonit.

Raportohet se në garë për shërbimet e sulmuesit shqiptar është Trabzonspor, i cili ka shfaqur interes konkret dhe ka propozuar ulje të çmimit të kartonit të lojtarit, si dhe përfshirjen e lojtarëve në shkëmbim.

Nga ana tjetër, Beşiktaşi kërkon që pagesa për Muçin të bëhet menjëherë dhe jo me këste, si dhe të ruajë përqindje nga një shitje e ardhshme e tij, duke e bërë marrëveshjen më komplekse.

Negociatat mes klubeve pritet të vazhdojnë intensivisht në ditët në vijim, ndërsa e ardhmja e Muçit mbetet ende e paqartë dhe e hapur deri në vendimin final.

Flaka

232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 21:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
232
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?