“Këto gjëra ndodhin gjithmonë” – Pérez flet për përplasjet mes lojtarëve

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Maj, 2026 15:13

“Këto gjëra ndodhin gjithmonë” – Pérez flet për përplasjet mes lojtarëve

Presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me rrjedhjen e informacioneve të brendshme të klubit drejt mediave, duke paralajmëruar se personat përgjegjës tashmë janë identifikuar.

Sipas Pérezit, incidenti mes Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni nuk është aq problematik sa fakti që detajet përfunduan në publik.

“E gjetëm kush po nxjerr lajme… lëre mua këtë, do të kujdesem unë”, deklaroi Pérez me tone të ashpra.

Ai shtoi se tensionet mes lojtarëve janë normale në një klub të madh si Real Madridi dhe ndodhin pothuajse çdo sezon, por sipas tij, gjëja më e rëndë është publikimi i tyre në media.

“Kam qenë këtu për 26 vite dhe çdo sezon ka lojtarë që përplasen me njëri-tjetrin. Valverde dhe Tchouameni janë miq… këto gjëra ndodhin gjithmonë, por nuk duhet të bëhen publike”, u shpreh presidenti madrilen.

Në fund, Pérez dërgoi edhe një mesazh të qartë për personat brenda klubit që nxjerrin informacione konfidenciale.

“Armiqtë brenda klubit që zbulojnë gjëra… më besoni, lërini mua, unë kujdesem për ta”, përfundoi ai.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa situata brenda klubit madrilen duket më e tensionuar se kurrë pas një sezoni zhgënjyes.

Flaka

237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Maj, 2026 15:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
237
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?