PSG tërhiqet nga gara për Julián Álvarez, Barcelona ndjek situatën nga afër
Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të hyjë në garë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julián Álvarez, një zhvillim që shihet si pozitiv për FC Barcelona, e cila vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e tij te Atlético Madrid.
Sipas raportimeve të mediave sportive evropiane, e ardhmja e Álvarez mbetet e paqartë pavarësisht kontratës së tij afatgjatë me klubin madrilen deri në vitin 2030. Megjithatë, spekulimet për një largim të mundshëm në fund të sezonit vazhdojnë të shtohen.
Raportohet se PSG e vlerëson profilin e lojtarit, por nuk e ka në prioritet përforcimi i repartit ofensiv, pasi drejtuesit dhe trajneri Luis Enrique po kërkojnë profile më të përshtatshme për skemën e tyre taktike.
Ky zhvillim hap një dritare më të favorshme për Barcelonën, e cila e sheh Álvarezin si një nga opsionet kryesore për të ardhmen e sulmit, sidomos si pasues i mundshëm i Robert Lewandowski, kontrata e të cilit po shkon drejt fundit.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet aspekti financiar, pasi kërkesat e Atlético Madrid për kartonin e tij thuhet se kalojnë shifrën e 100 milionë eurove.
Barcelona, sipas burimeve, po e ndjek situatën me kujdes dhe pa nxitim, duke pritur zhvillimet e merkatos së verës.
Flaka
















