Arne Slot konfirmon qëndrimin te Liverpooli: Do të jem këtu sezonin e ardhshëm

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Maj, 2026 15:15

Arne Slot konfirmon qëndrimin te Liverpooli: Do të jem këtu sezonin e ardhshëm

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar publikisht se do të vazhdojë të jetë në krye të klubit edhe sezonin e ardhshëm.

Mes spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, tekniku holandez deklaroi se është plotësisht i përfshirë në planet e Liverpoolit për sezonin e ri, përfshirë edhe bisedimet për afrimet e reja.

“Bisedimet mes klubit dhe lojtarëve të rinj kanë vazhduar dhe unë jam i përfshirë në to. Kam çdo arsye të besoj se do të jem trajner i Liverpoolit sezonin e ardhshëm”, deklaroi Slot.

Ai shtoi gjithashtu se kontrata aktuale dhe komunikimi i vazhdueshëm me drejtuesit e klubit e bëjnë situatën shumë të qartë.

“Së pari, unë kam kontratë me këtë klub, dhe së dyti, bazuar në të gjitha bisedimet që po zhvillojmë. Për mua kjo është shumë e qartë.”

Deklarata e Slot vjen në një moment të rëndësishëm për Liverpoolin, që po punon për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe për rikthimin në garën për trofe madhorë.

Flaka

247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Maj, 2026 15:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
247
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?