Flick vendos: Ter Stegen jashtë planeve të Barcelonës
Trajneri gjerman Hansi Flick raportohet se ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e FC Barcelona, duke e lënë jashtë planeve për sezonin e ardhshëm portierin veteran Marc-André ter Stegen.
Sipas raportimeve të “The Athletic”, Flick e konsideron 34-vjeçarin si një rrezik të madh për stilin e tij të lojës, i cili bazohet në presion të lartë dhe vijë defensive shumë të avancuar.
Tekniku gjerman besohet se kërkon një portier me më shumë mobilitet dhe siguri në daljet jashtë zone, dhe zgjidhja për atë duket së është portieri aktual Joan Garcia, lojtar me elemente që janë thelbësore në sistemin e tij taktik. Kjo ka ngritur dyshime serioze mbi të ardhmen e Ter Stegenit në “Camp Nou”.
Portieri gjerman ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të Barcelonës në dekadën e fundit, por mosha dhe kërkesat fizike të sistemit të Flick mund të sjellin fundin e epokës së tij te katalanasit.
Raporti ka shkaktuar reagime të shumta mes tifozëve, pasi Ter Stegen konsiderohet prej kohësh një nga liderët e skuadrës dhe një nga portierët më të mirë në Evropë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të kërkojë një zëvendësues të ri gjatë merkatos verore.
Flaka
















