Sulmuesi polak Robert Lewandowski raportohet se është shumë pranë njoftimit zyrtar se nuk do të vazhdojë aventurën e tij me FC Barcelona.
Sipas “Diario Sport”, vendimi i 37-vjeçarit është në fazën përfundimtare dhe pritet të bëhet publik në ditët e ardhshme, duke shënuar kështu fundin e një kapitulli të rëndësishëm në “Camp Nou”.
Lewandowski ka qenë një nga liderët ofensivë të Barcelonës që prej transferimit të tij, duke kontribuar me gola dhe eksperiencë në skuadrën katalanase. Megjithatë, duket se epoka e tij në klub po i afrohet fundit.
Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për yllin polak dhe si do të reagojë Barcelona në merkato për ta zëvendësuar atë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Maj, 2026 21:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.