Mo Salah reagon ashpër: “Liverpool duhet të rikthejë identitetin fitues”
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka dhënë një deklaratë të fortë dhe emocionale lidhur me sezonin zhgënjyes të skuadrës angleze, duke kërkuar rikthimin e identitetit që e bëri klubin një nga më të frikshmit në Evropë.
Salah tha se është krenar që ka qenë pjesë e periudhës kur Liverpool kaloi “nga dyshues në besimtarë dhe nga besimtarë në kampionë”, duke theksuar se gjithmonë ka dhënë maksimumin për suksesin e klubit.
Megjithatë, egjiptiani nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjet e këtij sezoni, duke deklaruar se humbjet e vazhdueshme nuk janë në nivelin që meritojnë tifozët e Liverpoolit.
“Dua ta shoh Liverpoolin të rikthehet si ajo skuadër agresive dhe sulmuese që kundërshtarët e kishin frikë”, u shpreh Salah, duke shtuar se ky identitet nuk duhet të jetë i negociueshëm dhe çdo lojtar që vjen në klub duhet t’i përshtatet atij mentaliteti.
Sulmuesi 33-vjeçar theksoi gjithashtu se fitimi i disa ndeshjeve “këtu dhe aty” nuk është standardi i Liverpoolit, pasi sipas tij ky klub duhet të luftojë gjithmonë për trofe.
Në fund të deklaratës së tij, Salah konfirmoi lidhjen e fortë emocionale me klubin dhe tifozët, duke nënvizuar se dëshiron ta shohë Liverpoolin të suksesshëm edhe pas largimit të tij.
Ai shtoi se kualifikimi në sezonin e ardhshëm të UEFA Champions League mbetet minimumi që skuadra duhet të arrijë.
Flaka
















