Alonso u dërgon mesazh tifozëve të Chelseat

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Maj, 2026 14:33 Përditësuar

Alonso u dërgon mesazh tifozëve të Chelseat

Xabi Alonso është zyrtarisht trajneri i ri i Chelsea. Klubi londinez ka konfirmuar marrëveshjen, ndërsa strategu spanjoll ka dhënë edhe mesazhin e parë për tifozët pas prezantimit të tij në “Stamford Bridge”.

Në deklaratën e tij të parë si trajner i Chelseat, Alonso u shpreh krenar për këtë hap të madh në karrierën e tij dhe theksoi ambiciet e përbashkëta me drejtuesit e klubit.

“Chelsea është një nga klubet më të mëdha në futbollin botëror dhe është krenari e madhe për mua të bëhem trajner i këtij klubi të madh”, deklaroi Alonso.

Trajneri spanjoll shtoi se pas bisedimeve me pronarët dhe drejtuesit e klubit, ka kuptuar se të gjithë ndajnë të njëjtin vizion: ndërtimin e një skuadre konkurruese që do të luftojë vazhdimisht për trofe.

Ai gjithashtu vlerësoi potencialin e madh që ndodhet aktualisht në skuadër dhe premtoi punë të madhe për të krijuar kulturën e duhur fituese në “Stamford Bridge”.

“Ka shumë talent në skuadër dhe potencial të jashtëzakonshëm në këtë klub. Është nder i madh për mua ta udhëheq Chelsean. Tani fokusi është puna e madhe, ndërtimi i mentalitetit të duhur dhe fitimi i trofeve së bashku”, përfundoi Alonso.

Emërimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, me tifozët që presin të shohin nëse spanjolli mund ta rikthejë Chelsean në majat e futbollit anglez dhe europian.

Flaka

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Maj, 2026 14:33 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?