Mesfushori i ri anglez Elliot Anderson ka qenë protagonisti absolut në ndeshjen ndaj Manchester United, duke dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme që po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.
Anderson regjistroi dy asistime, por ndikimi i tij në lojë ishte edhe më i madh në çdo aspekt të fushës. Ai dominoi statistikat kryesore të ndeshjes, duke u dalluar si një nga lojtarët më të kompletuar në fushë.
Statistikat kryesore të tij:
- 106 prekje të topit (më së shumti në ndeshje)
- 68 pasime të sakta
- 14 pasime në zonën ofensive
- 9 topa të fituar
- 9 duele të fituara
- 4 krosime të sakta
- 3 ndërprerje të aksioneve
- 3 faulle të fituara
- 3 driblime të suksesshme (barazim për vendin e parë)
- 2 asistime
Me një performancë të tillë, Anderson po shihet si një nga emrat më interesantë të merkatos verore, me shumë klube të mëdha që pritet të hyjnë në garë për shërbimet e tij.
Pyetja që po qarkullon tani: Cili klub duhet ta transferojë?
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Maj, 2026 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.