Trabzonspor “blindon” Ernest Muçin, gati marrëveshja e madhe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Maj, 2026 15:46

Trabzonspor “blindon” Ernest Muçin, gati marrëveshja e madhe

Trabzonspor ka vendosur të bëjë një lëvizje të rëndësishme për të siguruar përfundimisht shërbimet e sulmuesit shqiptar Ernest Muçi.

Sipas raportimeve, klubi turk do të aktivizojë fillimisht opsionin e blerjes prej 8.5 milionë eurosh te Beşiktaşi, duke marrë kartonin e lojtarit nga rivali i Stambollit, përpara se të firmosë një kontratë afatgjatë 3+1 vite me futbollistin.

Muçi pritet të përfitojë një pagë prej rreth 3.6 milionë euro në sezon, që është pothuajse dyfishi i asaj që ai përfitonte më parë te klubi bardhezi i Stambollit.

Aktualisht, Beşiktaşi ka pasur interesime nga klube të huaja, por drejtuesit kanë bërë të qartë se vendimi final do të varet nga Trabzonspori, i cili është i vendosur ta finalizojë blerjen dhe të negociojë vetë për të ardhmen e lojtarit.

Ky operacion pritet të jetë një nga lëvizjet më të rëndësishme të merkatos në kampionatin turk.

Flaka

316
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Maj, 2026 15:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
316
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?