PSG në alarm para finales së Champions League: Dëmtohet Ousmane Dembélé

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Maj, 2026 20:49

PSG në alarm para finales së Champions League: Dëmtohet Ousmane Dembélé

Paris Saint-Germain ka marrë një goditje të rëndë vetëm pak ditë para finales së Champions League ndaj Arsenalit, e cila zhvillohet më 30 maj në Budapest.

Klubi francez ka konfirmuar dëmtimin e sulmuesit Ousmane Dembélé, një prej lojtarëve kyç të skuadrës së Luis Enrique këtë sezon.

Dembélé u zëvendësua gjatë ndeshjes ndaj Paris FC pasi ndjeu shqetësime muskulore, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një problem në muskulin e pulpës së djathtë. Sipas njoftimit zyrtar të klubit, ai do të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor dhe do të monitorohet nga afër në ditët në vijim.

Gjendja e tij ka ngritur shqetësime serioze te tifozët e PSG-së, duke qenë se Dembélé konsiderohet një nga armët kryesore në sulm për finalen më të rëndësishme të sezonit. Stafi teknik pritet të vendosë në ditët e ardhshme nëse ai do të jetë i gatshëm për supersfidën ndaj Arsenalit.

Flaka

329
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Maj, 2026 20:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
329
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?