Cristian Romero në radarët e Barcelonës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Maj, 2026 21:22 Përditësuar

Cristian Romero në radarët e Barcelonës

FC Barcelona po ndjek nga afër situatën e mbrojtësit argjentinas Cristian Romero te Tottenham Hotspur, ndërsa katalanasit po analizojnë mundësinë e një transferimi gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve nga media spanjolle, drejtuesit e Barcelonës besojnë se Romero mund të largohet nga Tottenham në fund të sezonit, veçanërisht nëse klubi anglez përballet me rënie nga kategoria.

Megjithatë, Barça nuk është e gatshme të paguajë 60 milionë eurot që kërkon aktualisht Tottenham për kartonin e mbrojtësit argjentinas. Klubi katalanas shpreson që situata sportive e londinezëve të ndikojë në uljen e çmimit të lojtarit gjatë verës.

Romero konsiderohet si një profil ideal për repartin defensiv të Barcelonës falë eksperiencës, agresivitetit dhe aftësive në ndërtimin e lojës nga prapa. Drejtuesit blaugrana vazhdojnë të kërkojnë përforcime në mbrojtje për sezonin e ardhshëm.

Mbetet për t’u parë nëse Tottenham do të ulë kërkesat financiare për kampionin e botës me Argjentinën apo nëse Barça do të kërkojë alternativa të tjera në treg.

Flaka

402
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Maj, 2026 21:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
402
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?