FSHF i jep lamtumirën Sylvinhos, Zabaletës dhe Dorival Junior: “Falenderim për kontributin historik”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Maj, 2026 16:58

FSHF i jep lamtumirën Sylvinhos, Zabaletës dhe Dorival Junior: “Falenderim për kontributin historik”

Në Tiranë është zhvilluar një takim lamtumire për ish-stafin teknik të Kombëtares, me ish-trajnerin Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij Pablo Zabaleta dhe Dorival Júnior që i dhanë fund zyrtarisht periudhës së tyre trevjeçare e gjysmë në krye të Kombëtares shqiptare.

Në një event jo formal të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, presidenti Armand Duka falënderoi stafin për kontributin e dhënë, duke theksuar jo vetëm rezultatet sportive, por edhe mënyrën dinjitoze të përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gjatë ceremonisë, treshja e trajnerëve u nderua me fanella të personalizuara të Kombëtares, ku binte në sy mbishkrimi “Forever”, si simbol i mirënjohjes dhe respektit për kontributin e tyre.

FSHF kishte konfirmuar më herët se Sylvinho dhe stafi i tij nuk do të rinovonin kontratën, ndërsa drejtimin e ri të Kombëtares pritet ta marrë trajneri i ri me një projekt afatgjatë deri në vitin 2028.

Flaka

292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Maj, 2026 16:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut