Mediat turke: Mohamed Salah pranë transferimit surprizë te Fenerbahçe

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Maj, 2026 17:00

Mediat turke: Mohamed Salah pranë transferimit surprizë te Fenerbahçe

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah mund të jetë shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi mediat në Turqi raportojnë se ai ka arritur një marrëveshje verbale me Fenerbahçen.

Sipas gazetës “Sabah”, 33-vjeçari pritet të largohet nga Liverpooli pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme prej nëntë vitesh në Premier League.

Gjatë kohës së tij në Angli, Salah ka luajtur 441 ndeshje zyrtare, ka shënuar 257 gola dhe ka fituar disa trofe madhorë, përfshirë Premier League dhe Champions League.

Raportohet se palët janë pranë finalizimit të një kontrate trevjeçare, ku egjiptiani do të përfitonte një pagë vjetore prej 12–13 milionë eurosh.

Drejtuesit e Fenerbahçes po punojnë për përfundimin e procedurave përpara zyrtarizimit të marrëveshjes, ndërsa ky transferim do të ishte një nga më të bujshmit në futbollin turk.

Flaka

292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Maj, 2026 17:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut