Liverpool planifikon merkato me katër përforcime
Liverpooli po përgatit një merkato aktive verore, me planin për të sjellë deri në katër përforcime të reja, sipas raportimeve të Daily Mail.
Prioriteti kryesor i “The Reds” mbetet përforcimi i krahëve ofensivë, ku emri i Yan Diomande nga RB Leipzig përmendet si objektivi kryesor i klubit anglez.
Liverpool po monitoron gjithashtu situatën e Bradley Barcola te Paris Saint-Germain, megjithëse raportimet sugjerojnë se një transferim i tij mund të varet nga zhvillimet e tjera të merkatos.
Përveç sulmit, klubi anglez synon edhe përforcime në mesfushë, duke kërkuar një mesfushor shkatërrues, pasi disa lojtarë aktualë nuk kanë qenë në formën e duhur sipas raportimeve.
Gjithashtu, Liverpool pritet të forcojë edhe repartin e mbrojtjes, me një mbrojtës krahu si prioritet, veçanërisht pas ndryshimeve të mundshme në krahun e majtë dhe nevojës për alternativa të reja në të djathtë.
Klubi synon të rikthehet fuqishëm në garën për titullin e Premier League, pasi në sezonin aktual siguruan pjesëmarrjen në Champions League vetëm në xhiron e fundit.
Flaka












