Mourinho kërkon revolucion te Real Madridi, zbulohen prioritetet e merkatos

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Maj, 2026 10:05

Mourinho kërkon revolucion te Real Madridi, zbulohen prioritetet e merkatos

Trajneri portugez José Mourinho ka bërë kërkesa të qarta për përforcime te Real Madrid përpara sezonit të ri, raportojnë mediat spanjolle pranë klubit.

Sipas “Diario AS”, Mourinho i ka paraqitur presidentit Florentino Pérez një listë pozicionesh që dëshiron të përforcohen gjatë merkatos verore, me synimin për ta rikthyer skuadrën në dominim total në Spanjë dhe Europë.

Në krye të prioriteteve janë 1 ose 2 mbrojtës qendre, ndërsa tekniku portugez kërkon gjithashtu edhe një mbrojtës të djathtë. Një tjetër mbrojtës i majtë mund të transferohet në rast se largohet Fran García.

Përveç repartit defensiv, Mourinho dëshiron edhe përforcime në mesfushë, ku ka kërkuar një mesfushor defensiv dhe një organizator kreativ për të rritur balancën dhe cilësinë e ekipit.

Drejtuesit e Real Madridit pritet të vendosin gjatë javëve të ardhshme se cilët lojtarë do të jenë objektivat kryesorë të merkatos, ndërsa tifozët kanë nisur menjëherë diskutimet për emrat idealë që mund t’i bashkohen “Los Blancos”.

Flaka

67
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Maj, 2026 10:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?