Désiré Doué paralajmëron Evropën: PSG nuk ndalet, synon edhe Champions-in e tretë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Maj, 2026 20:12

Désiré Doué paralajmëron Evropën: PSG nuk ndalet, synon edhe Champions-in e tretë

Ylli i Paris Saint-Germain, Désiré Doué, ka dërguar një mesazh të fortë për rivalët evropianë pas suksesit të fundit në Ligën e Kampionëve.

Talenti francez shprehu dashurinë e tij për klubin parisien dhe bëri të qartë se ambiciet e PSG-së nuk përfundojnë me trofeun e dytë të Champions League.

“E dua shumë këtë klub, e dua vërtet shumë këtë klub. Nuk ka mbaruar këtu. Tani kemi fituar Champions-in tonë të dytë, por do të fitojmë edhe të tretin”, deklaroi Doué.

Ai shtoi se skuadra mbetet e uritur për sukses, por njëkohësisht dëshiron të ruajë përulësinë dhe mentalitetin fitues.

“Jemi të uritur për më shumë, por do të qëndrojmë me këmbë në tokë. Sezonin e ardhshëm do të luftojmë sërish për Champions League”, u shpreh talenti francez.

Deklaratat e Doué tregojnë qartë mentalitetin që po ndërtohet te PSG, një klub që pas dominimit në Francë synon të krijojë një epokë të artë edhe në arenën evropiane. Me një skuadër të mbushur me talent dhe ambicie, parizienët duken të vendosur për të vazhduar rrugën e sukseseve në sezonet e ardhshme.

Flaka

66
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Maj, 2026 20:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?