Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës dhe pritet të rikthehet me një ofertë të re, pasi propozimi i parë prej 8 milionë funtesh është refuzuar nga Sunderland.
Sipas raportimeve, klubi anglez nuk është nën presion për të shitur mesfushorin zviceran dhe e konsideron atë një pjesë të rëndësishme të projektit për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, Chelsea mbetet i vendosur ta transferojë Xhakën. Burimet bëjnë të ditur se vetë lojtari dëshiron t’i bashkohet “Bluve”, ku do të kishte mundësinë të ribashkohej me trajnerin Xabi Alonso.
Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Chelsea po përgatit një ofertë të përmirësuar për të bindur Sunderland të japë dritën jeshile për transferimin.
Mbetet për t’u parë nëse oferta e radhës do të jetë e mjaftueshme për të finalizuar marrëveshjen.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Qershor, 2026 14:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.