Zlatan Ibrahimovic: Franca është favorite absolute për ta fituar Kupën e Botës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Qershor, 2026 19:11

Zlatan Ibrahimovic: Franca është favorite absolute për ta fituar Kupën e Botës

Zlatan Ibrahimović ka vlerësuar maksimalisht kombëtaren e Francës, duke e cilësuar si skuadrën më të fortë të momentit dhe favoriten kryesore për të fituar Kupën e Botës.

Ish-sulmuesi i Milanit, Barcelonës dhe PSG-së deklaroi se nuk sheh shumë ekipe që janë në gjendje ta mposhtin Francën, duke theksuar se cilësia e tyre është mbi rivalët.

“Unë nuk shoh shumë skuadra të afta ta mposhtin Francën. Më vjen keq për Suedinë, sepse e dimë se Franca do të shënojë. Shansi i vetëm për kundërshtarët është nëse francezët ulin ritmin dhe humbasin përqendrimin”, u shpreh Ibrahimovic.

Ai shtoi se “Les Bleus” janë në një nivel tjetër krahasuar me ekipet e tjera pjesëmarrëse.

“Franca është favoritja për ta fituar këtë Kupë Bote. Ata po luajnë në një nivel krejtësisht tjetër”, përfundoi legjenda suedeze.

Deklarata e Ibrahimovicit vjen në prag të fazës me eliminim direkt të turneut, ku Franca synon të konfirmojë statusin e saj si pretendente kryesore për trofeun botëror.

Flaka

283

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Qershor, 2026 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
283

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut