Pablo Paz, babai i lojtarit Nico, ka konfirmuar se kalimi i tij te Como është zgjedhja më e mirë për zhvillimin e karrierës së tij.
Sipas tij, lojtari kishte dëshirë të fortë për të luajtur në Champions League me Como dhe familja është e kënaqur me vendimin e marrë.
“Como është opsioni më i mirë për të. Nico dëshironte shumë të luante në Champions League me Como. Jemi shumë të kënaqur me këtë zgjedhje,” u shpreh Pablo Paz.
Ai gjithashtu zbuloi një detaj të rëndësishëm për të ardhmen e lojtarit, duke thënë se Real Madrid ka ruajtur një klauzolë riblerjeje që hyn në fuqi nga viti i ardhshëm.
“Real Madrid ka një klauzolë riblerjeje për Nicon nga viti i ardhshëm,” shtoi ai.
Kjo lë të hapur mundësinë që talenti të rikthehet në “Santiago Bernabéu” në të ardhmen, varësisht zhvillimit të tij te Como.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Qershor, 2026 13:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.