Lamine Yamal nuk i frikësohet presionit: Më pëlqen të jem nën presion
Lamine Yamal ka treguar se presioni nuk e shqetëson, përkundrazi, e motivon edhe më shumë për të dhënë maksimumin në fushë.
Në një prononcim të fundit, talenti spanjoll pranoi se e kupton pse tifozët dhe opinioni publik presin shumë prej tij, duke qenë se mban fanellën me numrin 10 dhe konsiderohet lojtari që mund ta ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje në çdo moment.
“E kuptoj që në fund njerëzit gjithmonë do të kërkojnë më shumë nga lojtari që u jep më shumë emocione, ai që besojnë se mund t’i ndryshojë gjërat”, u shpreh Yamal.
Ai theksoi se nuk e sheh presionin si një barrë, por si një sfidë që e shijon.
“Jam numri 10 te Barcelona, jam ai lojtar që mund ta ndryshojë ndeshjen në çdo moment. Por jam i lumtur për këtë. Më besoni, më pëlqen të jem nën presion”, deklaroi ai.
Në fund, Yamal shtoi se presioni bëhet problem vetëm kur një futbollist nuk arrin të përmbushë pritshmëritë, ndërsa ai beson plotësisht në aftësitë e tij.
“Mendoj se presioni bëhet problem kur nuk mund të bësh atë që njerëzit kërkojnë prej teje. Unë besoj se mund ta bëj atë që njerëzit presin nga unë.”
Flaka
















