Chelsea ka bërë një sondazh fillestar për sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres, në një lëvizje që mund të hapë një kapitull të ri në merkato.
Sipas raportimeve, e ardhmja e spanjollit mbetet e pasigurt, pasi atij i ka mbetur vetëm një vit në kontratë me klubin katalanas. Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e “Blues”, të cilët po eksplorojnë mundësitë për përforcime në repartin ofensiv.
Për momentin, bisedimet janë vetëm në fazën e një interesi fillestar dhe nuk ka asgjë konkrete mes palëve. Megjithatë, pritet të shihet nëse situata do të zhvillohet më tej në ditët ose javët në vijim.
Barcelona nga ana e saj ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi të ardhmen e Ferran Torres, ndërsa merkatoja verore mbetet e hapur për surpriza të reja.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
3 Korrik, 2026 12:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.