Ahmeti takon përfaqësuesin shqiptaro-amerikan: “Marrëveshja e Ohrit dhe gjuha shqipe nuk mund të mbeten peng i stagnimit”

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Korrik, 2026 19:46

Ahmeti takon përfaqësuesin shqiptaro-amerikan: “Marrëveshja e Ohrit dhe gjuha shqipe nuk mund të mbeten peng i stagnimit”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me Bruno Cekën, Përfaqësues i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, ku në fokus kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe çështjet që prekin drejtpërdrejt të drejtat e shqiptarëve.

Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për stagnimin në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, cenimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe nevojën për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Zhvilluam një bisedë të hapur mbi zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë te stagnimi në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, cenimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe nevoja për garantimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore”, deklaroi Ahmeti.

Në takim është diskutuar edhe procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të cilin Ahmeti e cilësoi si orientim strategjik, si dhe rëndësia e forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër temë e rëndësishme ishte ngërçi lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, çështje që prek një numër të madh të rinjsh profesionistë.

Ahmeti theksoi nevojën që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe që institucionet të zbatojnë kuadrin ligjor ekzistues.

Sipas Ahmetit, takimi me Cekën ishte një mundësi për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe për të riafirmuar angazhimin për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe orientimin evropian të vendit.

406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Korrik, 2026 19:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?