BDI: “VLEN-i” ekziston si emër për propagandë, BESA vazhdon të figurojë si subjekt politik

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2026 16:38 Përditësuar

BDI: “VLEN-i” ekziston si emër për propagandë, BESA vazhdon të figurojë si subjekt politik

BDI ka reaguar ndaj pretendimeve për bashkimin e partive që përbëjnë VLEN-in në një subjekt të vetëm, duke e cilësuar këtë proces si “mashtrim politik”.

Sipas BDI-së, para qytetarëve VLEN paraqitet si një subjekt i bashkuar, ndërsa të dhënat zyrtare, sipas tyre, tregojnë një situatë tjetër.

BDI i referohet një dokumenti të Regjistrit Qendror, të lëshuar më 17 gusht 2026, sipas të cilit Lëvizja BESA vazhdon të figurojë si parti aktive, me Bilall Kasamin si kryetar dhe me autorizim të pakufizuar.

Mashtrim është kauza e tyre. Mashtrim është organizimi i tyre. Mashtrim është edhe e ashtuquajtura shkrirje në një parti”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas kësaj partie, VLEN vazhdon të përdoret si emërtim politik përpara opinionit, ndërsa partitë, kryetarët dhe strukturat juridike vazhdojnë të ekzistojnë veçmas.

BDI akuzon gjithashtu VLEN-in se ka ardhur në skenën politike me premtime për ndryshim dhe përfaqësim të shqiptarëve, por se, sipas saj, në praktikë ka sjellë përçarje dhe dobësim të peshës politike shqiptare.

Në reagim përdoret edhe termi “s’Vlen-i”, me të cilin BDI e akuzon koalicionin se është krijuar për të fragmentuar votën shqiptare dhe për të ulur fuqinë e saj në vendimmarrje.

Një mashtrim politik, i paketuar si bashkim. Një grup interesash personale, i shitur si kauzë kombëtare”, përfundon reagimi i BDI-së.

Dokumenti zyrtar
485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Gusht, 2026 16:38 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
485
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?