Mexhiti: Premtimi bëhet realitet, nis rikonstruimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri”

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2026 15:09

Mexhiti: Premtimi bëhet realitet, nis rikonstruimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri”

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, qëndruan sot në terren në segmentin ku javën e ardhshme do të nisin punimet për rikonstruimin e bulevardit “Mit’hat Frashëri”, një nga projektet kryesore infrastrukturore për Çairin. Pikat tashmë janë vendosur dhe gjithçka është gati për fillimin e punimeve.

Projekti përfshin një segment prej mbi 1.4 kilometrash, nga rruga “Xhon Kenedi” deri te bulevardet “Sllovenia” dhe “Bosnja e Hercegovina”. Bulevardi do të ketë katër korsi qarkullimi, trotuare, infrastrukturë për biçikleta, kanalizim atmosferik dhe ndriçim të ri publik, duke krijuar kushte dukshëm më të mira për qarkullim dhe duke modernizuar infrastrukturën në këtë pjesë të komunës.

“Një nga një, po i realizojmë projektet që i kemi premtuar për Çairin. Javën e ardhshme nis rikonstruimi i bulevardit ‘Mit’hat Frashëri’, një nga projektet kryesore infrastrukturore për komunën tonë. Ky është një projekt i madh që do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe infrastrukturën në këtë pjesë të Çairit. Premtimet po i kthejmë në punë konkrete dhe do të vazhdojmë projekt pas projekti, deri në përmbushjen e plotë të zotimeve tona ndaj qytetarëve,” deklaroi Mexhiti.

Rikonstruimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” është pjesë e investimeve të mëdha infrastrukturore që po realizohen në Çair, me synim modernizimin e rrjetit rrugor, lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një infrastrukture më funksionale dhe bashkëkohore për qytetarët.

311

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2026 15:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
311

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut