Gostivar, NP Komunalec pastron hapësirat përreth varrezave të qytetit

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 9 Shtator, 2026 21:42

Gostivar, NP Komunalec pastron hapësirat përreth varrezave të qytetit

Ekipet e higjienës së NP Komunalec Gostivar kanë zhvilluar aksion për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth varrezave të qytetit, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të denjë për qytetarët.

Sipas njoftimit të NP Komunalec, gjatë aksionit janë pastruar dhe larë rrugët hyrëse, si dhe hapësirat përreth varrezave, duke mundësuar qarkullim më të sigurt dhe kushte më të mira për vizitorët.

“Ekipet tona u fokusuan në ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të denjë rreth varrezave të qytetit”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Një pjesë e veçantë e aksionit ishte edhe pastrimi i një deponie ilegale të mbeturinave, e cila ndodhej menjëherë jashtë rrethojës së varrezave.

Nga NP Komunalec u bëhet apel qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin në vendet e përcaktuara dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike.

“Ju lutemi, hidhni mbeturinat siç duhet dhe na ndihmoni të mbajmë një mjedis të pastër”, apelon NP Komunalec Gostivar. Gazeta Flaka

281

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 9 Shtator, 2026 21:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
281

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut