“Arritje historike” – Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në zgjedhjet në Serbi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2026 23:24

“Arritje historike” – Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në zgjedhjet në Serbi

Koalicioni Shqiptar është drejt sigurimit të dy mandateve në Kuvendin e Serbisë, ndërsa mbetet në garë edhe për mandatin e tretë, ka njoftuar Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook. Sipas rezultateve preliminare të publikuara më 25 tetor 2026, koalicioni ka marrë 27.230 vota, të cilat, sipas llogaritjes së Kamberit, me koeficientin shtesë prej 35% për pakicat kombëtare, përkthehen në 36.761 vota të llogaritshme.

Në një reagim të tij, Kamberi e ka cilësuar rezultatin si një arritje historike dhe ka falënderuar qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe subjektet politike që u bashkuan në një listë të përbashkët. Ai ka falënderuar gjithashtu kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për angazhimin e tij.

“ARRITJE HISTORIKE!

Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin!

Sipas rezultateve preliminare, “Koalicioni Shqiptar” ka marrë 27.230 vota, që me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare japin vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.

Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz.

Si prijës i listës, falënderoj secilin qytetar të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe Kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij.

Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!”, shkruan Kamberi.

64

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2026 23:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
64

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut