El Clasico merr ngjyrat e Realit, Mbappe hesht Barcelonën me dy gola

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2026 23:37

El Clasico merr ngjyrat e Realit, Mbappe hesht Barcelonën me dy gola

Real Madridi ka fituar El Clasicon ndaj Barcelonës me rezultatin 1-2, duke i shkaktuar katalanasve humbjen e parë në La Liga këtë sezon dhe duke u afruar me vetëm tri pikë me ta në renditje. Protagonisti absolut i mbrëmjes ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi të dy golat për madrilenët, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore me peshë të madhe në garën për titullin kampion.

Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, pas një gabimi në largimin e topit nga Gerard Martin. Topi përfundoi te këmbët e Mbappes, i cili nuk gaboi përballë portës, duke i dhënë avantazhin Realit.

Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 61-të. Pedri shërbeu një top në zonë për Raphinhan, i cili me një goditje të saktë me të majtën mposhti Lunin për rezultatin 1-1.

Pas barazimit, të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por momenti vendimtar erdhi në minutën e 88-të. Camavinga depërtoi bukur në zonë dhe pasoi për Mbappen, i cili, me portën e boshatisur, dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Kështu, Real Madridi feston një triumf të rëndësishëm në transfertë, ndërsa Barcelona pëson disfatën e parë në kampionat këtë sezon. Me këtë sukses, madrilenët shkurtojnë diferencën në vetëm tri pikë, duke rihapur edhe më shumë garën për kreun e La Ligës.

REZULTATI:

Barcelona 1-2 Real Madrid

Raphniha 61′ / Mbappe 41′, 88′

NGJARJET KRYESORE:

90+5′ Mbyllet sfida me fitoren e Real Madridit!

88′ Goool Real Madrid 1-2/ Camavinga futet bukur në zonë dhe pason për Mbappe, i cili me portën e boshatisur nuk gabon. (Video)

78′ Yamal kalon mbukur mbrojtjen e Realit dhe nga distanca tenton me të majtën, por topi përfundon jashtë kuadratit.

71′ Guler provon me një gjuajtje me të majtën në hyrje të zonës, me topin që ndalet pa probleme në duart e Joan Garcias.

61′ Goool Barcelona 1-1/ Pedri hedh një top në zonë për Raphinahn, i cili me të majtën ndëshkon Lunin. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

41′ Goool Real Madrid 0-1/ Gerard Martin nuk largon si duhet topin, që përplaset te këmbët e Mbappe dhe shkon në rrjetë. (Video)

25′ Raphinha merr një top në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.

15′ Gordon provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Lunin.

1’ Starton sfida!

64

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Tetor, 2026 23:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
64

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut