OpenAI prezanton GPT-6 Astra: “Mirë se vini në epokën e AGI-së”
OpenAI ka prezantuar modelin e saj më të ri të inteligjencës artificiale, GPT-6 Astra, të cilin kompania e cilëson si modelin më të avancuar deri më tani.
Presidenti i OpenAI, Greg Brockman, deklaroi se bota tashmë mund të ketë hyrë në “epokën e AGI-së” – inteligjencës artificiale të përgjithshme.
“Për mua personalisht, mendoj se kemi arritur atje”, tha Brockman, ndërsa në fund të prezantimit shtoi: “Mirë se vini në epokën e AGI-së.”
Sipas OpenAI, Astra është trajnuar me më shumë se 100 mijë GPU dhe është krijuar për të përballuar detyra komplekse në matematikë, kodim, shkencë dhe përdorimin e kompjuterit.
Modeli gjithashtu ka aftësi të avancuara në sigurinë kibernetike, ndërsa disa prej funksioneve më të fuqishme do të jenë të kufizuara për shkak të rreziqeve të mundshme.
GPT-6 Astra po shpërndahet gradualisht te përdoruesit e Plus, Pro, Business dhe Enterprise, si dhe përmes API-së dhe platformave cloud.
Me këtë model, OpenAI synon një hap të ri drejt inteligjencës artificiale që jo vetëm përgjigjet ndaj kërkesave, por mund të kryejë edhe detyra të gjata dhe komplekse në mënyrë gjithnjë e më autonome.
Flaka










