Të punësuarit dalin në protestë, kërkojnë masa ndaj kryetares së Gjykatës së Kumanovës

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2026 21:37

Të punësuarit dalin në protestë, kërkojnë masa ndaj kryetares së Gjykatës së Kumanovës

Të punësuarit në Gjykatën Themelore të Kumanovës kanë protestuar gjatë pauzës së mesditës, duke shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës së drejtimit të institucionit dhe duke kërkuar ndërhyrjen e Këshillit Gjyqësor.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Drejtësisë dhe Organeve Gjyqësore (SPOGJ), protestës iu bashkuan më shumë se 70 të punësuar. Sindikata thotë se 75 nga rreth 90 të punësuar në administratën gjyqësore kanë nënshkruar një parashtresë drejtuar Këshillit Gjyqësor, me ankesa ndaj kryetares së gjykatës, Snezhana Manev.

Kryetari i sindikatës, Trpe Deanovski, akuzoi Manevin për presion, mobing, kërcënime dhe fyerje ndaj të punësuarve. Ai tha se bëhet fjalë për një situatë që, sipas tij, vazhdon prej vitesh.

“Kafshë! Jevgë! Jeni të marrë – asgjë nuk dini!”, janë disa nga shprehjet që Deanovski pretendon se u janë drejtuar punonjësve.

Ai kërkoi nga Këshilli Gjyqësor që të marrë masa të menjëhershme dhe paralajmëroi se, nëse nuk ka reagim, protestat mund të përshkallëzohen në grevë disa ditore.

Sipas sindikatës, të punësuarit më herët u janë drejtuar edhe Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë, por pa rezultat konkret. Deanovski pretendon se edhe pas dorëzimit të parashtresës së nënshkruar nga 75 punonjës, nuk janë ndërmarrë masa ndaj kryetares së gjykatës.

Manev: Pretendimet janë të pavërteta

Nga Gjykata Themelore e Kumanovës i kanë mohuar akuzat e të punësuarve.

Kryetarja Snezhana Manev thotë se pretendimet për sjellje të paligjshme dhe të papërshtatshme ndaj punonjësve janë të pasakta. Sipas saj, gjatë viteve të fundit numri i të punësuarve në gjykatë është ulur ndjeshëm, ndërsa riorganizimi i punës dhe ngarkesa e shtuar kanë ndikuar në marrëdhëniet brenda institucionit.

“Unë jam gjykatëse për 21 vjet dhe 9 vjet jam kryetare e Gjykatës Themelore në Kumanovë. Nuk kam pasur kurrë probleme me punonjësit ose me organizatën sindikale”, deklaroi Manev.

Ajo shtoi se pret përkushtim maksimal nga të gjithë të punësuarit në përmbushjen e detyrave të tyre.

Manev përmendi gjithashtu disa prej organizatorëve të protestës dhe tha se ndaj disa punonjësve janë shqiptuar masa disiplinore për moskryerje të detyrave. Sipas saj, këto procedura nuk janë ende përfundimtare, pasi ndaj tyre janë paraqitur ankesa.

Sindikata kërkon dorëheqjen

Pavarësisht qëndrimit të kryetares së gjykatës, të punësuarit thonë se do të vazhdojnë protestat.

Sindikata kërkon nga Këshilli Gjyqësor të shqyrtojë parashtresën e 75 të punësuarve dhe të ndërmarrë masa. Në të kundërtën, Deanovski paralajmëroi mundësinë e një greve disa ditore.

Përplasjet rreth kushteve të punës dhe marrëdhënieve ndërpersonale në Gjykatën Themelore të Kumanovës nuk janë të reja. Edhe në vitin 2023, në kuadër të një shqyrtimi të Këshillit Gjyqësor, ishin ngritur pretendime për marrëdhënie të tensionuara dhe ankesa për fyerje ndaj punonjësve e gjyqtarëve, ndërsa Manev edhe atëherë i kishte mohuar akuzat. Gazeta Flaka

91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Shtator, 2026 21:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
91

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut