Hasani: Pse Gashi po e mbron politikisht Stoilkoviqin në vend që të hetohet?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2026 17:47

Hasani: Pse Gashi po e mbron politikisht Stoilkoviqin në vend që të hetohet?

Deputeti i Frontit Europian, Ilir Hasani, ka njoftuar se grupi i tij parlamentar ka dorëzuar në Kuvend propozim-vendim për themelimin e një komisioni anketues, i cili do të shqyrtonte incidentin e korrikut mes ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkoviq, dhe deputetëve të opozitës shqiptare.

Sipas Hasanit, kërkesa e Frontit Europian nuk është proceduar, për çka ai akuzon shumicën parlamentare se po e mbron politikisht ministrin.

“Cila është baza konkrete për mosprocedurimin e këtij materiali, i cili për mua është problem real? Sa më shumë që kërkoj përgjigje konkrete, aq më shumë na bëhet e qartë që s’ka të bëjë kjo me procedurën, por problemi është se shumica parlamentare nuk dëshiron që kjo çështje të hetohet as brenda kuadrit të Kuvendit”, tha Hasani.

Ai vijoi duke ngritur pyetje mbi arsyet e mosprocedimit të kërkesës.

“Dhe e gjitha kjo na çon tek pyetja kryesore: pse po mbrohet Ivan Stoilkoviqi? Pse një ministër i Qeverisë po trajtohet sikur i paprekshëm? Dhe në fund, pse kryetari Afrim Gashi po e merr përsipër ta mbrojë politikisht një ministër, në vend që të kërkojë të hetohet?”, deklaroi deputeti i Frontit Europian.

Hasani: Përgjegjësia bie edhe mbi VLEN-in

Hasani tha se, përveç shumicës parlamentare, përgjegjësi politike për situatën, sipas tij, ka edhe koalicioni VLEN. Ai akuzoi përfaqësuesit e tij për heshtje përballë, siç u shpreh, cenimit të dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve.

“A po mos vallë VLEN-i është aq i varur nga kjo Qeveri sa nuk guxon me bo zë, ‘ciu’ nuk guxon me bë, edhe kur cenohet dinjiteti i deputetëve shqiptarë, edhe kur cenohen interesat shqiptarë në përgjithësi?”, tha Hasani.

Sipas tij, çështja nuk duhet të mbetet vetëm në nivel të përplasjes politike mes deputetëve, por duhet të shqyrtohet institucionalisht përmes mekanizmit parlamentar të komisionit anketues.

Hasani e lidhi gjithashtu debatin me qëndrimet politike të Stoilkoviqit, duke e akuzuar ministrin se ka qëndrime që, sipas tij, janë të afërta me narrativat serbe.

“Një ministër që i ka qëndrimet e afërta me narrativat e botës serbe dhe interesat e të njëjtëve, kur ai sillet kështu me deputetët shqiptarë dhe më pas merr mbrojtje nga shumica qeveritare, atëherë qytetarët kanë të drejtë të pyesin se kush i mbron”, përfundoi Hasani.

Fronti Europian kërkon që propozim-vendimi për formimin e komisionit anketues të procedohet në Kuvend, ndërsa mbetet për t’u parë nëse shumica parlamentare do ta vendosë këtë pikë në procedurë dhe nëse komisioni do të themelohet.

96

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2026 17:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
96

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut