Zbulohet prapaskena e transferimit të Adeyemit te Barcelona: Flick dha menjëherë dritën jeshile

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Shtator, 2026 09:23

Zbulohet prapaskena e transferimit të Adeyemit te Barcelona: Flick dha menjëherë dritën jeshile

Transferimi i Karim Adeyemit te Barcelona duket se ka pasur një prapaskenë interesante. Sipas RAC1, zakonisht Deco dhe Bojan ia prezantojnë trajnerit Hansi Flick emrat e lojtarëve që mund t’i përshtaten nevojave të skuadrës, ndërsa më pas vlerësohen edhe aspektet sportive dhe personale.

Në rastin e Adeyemit, procesi ishte ndryshe. Sapo emri i sulmuesit iu përmend Flickut, trajneri gjerman thuhet se dha menjëherë përgjigje pozitive: “Ma sillni.”

Deco dhe Bojan ishin befasuar nga qëndrimi i Flickut, pasi dëshironin të verifikonin më tej disa shqetësime që lidhen me aspektin personal të lojtarit, një element të cilit trajneri i kushton rëndësi.

Megjithatë, Flick u shpreh se e njeh shumë mirë Adeyemin. Sipas raportimit, ai theksoi se ka marrëdhënie të mirë me familjen e lojtarit dhe se ishte në dijeni të çështjeve që shqetësonin drejtuesit e klubit.

Burimi: RAC1

Flaka

141

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Shtator, 2026 09:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
141

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut