Shkupi dhe Prishtina më afër, VLEN: Linja direkte hekurudhore synohet të nisë vitin e ardhshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Tetor, 2026 22:30

Shkupi dhe Prishtina më afër, VLEN: Linja direkte hekurudhore synohet të nisë vitin e ardhshëm

Shkupi dhe Prishtina mund të lidhen drejtpërdrejt me tren gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa koha e udhëtimit synohet të jetë rreth 50 minuta.

Kështu njofton VLEN, duke bërë të ditur se ndërmarrjet hekurudhore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po punojnë për vendosjen e linjës direkte mes dy kryeqyteteve.

“Nga Shkupi në Prishtinë për rreth 50 minuta me tren. Ky është synimi i ndërmarrjeve hekurudhore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, të cilat po punojnë që linja direkte mes dy kryeqyteteve të vihet në funksion gjatë vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Sipas partisë, linja e re do të krijonte një mundësi shtesë transporti për qytetarët që udhëtojnë mes dy vendeve, qoftë për punë, studime apo vizita familjare.

VLEN e lidh këtë projekt me përmirësimin e përgjithshëm të infrastrukturës së komunikimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Lidhja me Kosovën po shtyhet përpara edhe përmes projektit strategjik të autostradës Shkup–Bllacë. Përfundimi i këtij segmenti do të lehtësojë qarkullimin drejt Prishtinës dhe transportin e mallrave, duke plotësuar lidhjen me autostradën në anën e Kosovës”, deklarojnë nga VLEN.

Për autostradën Shkup–Bllacë, punimet për segmentin e dytë nisën pas përfundimit të procedurave dhe nënshkrimit të kontratës, ndërsa projekti përfshin rreth 10 kilometra të pjesës së mbetur drejt kufirit me Kosovën.

Nga VLEN theksojnë se të dy projektet kanë rëndësi për qytetarët dhe bizneset që kanë lidhje të përditshme mes dy vendeve.

“Angazhimi ynë në Qeveri është që këto projekte të realizohen sa më parë, për t’ua lehtësuar qytetarëve udhëtimin dhe bizneseve transportin e mallrave. Me autostradën Shkup–Bllacë dhe linjën direkte hekurudhore, Shkupi e Prishtina do të jenë më afër edhe në jetën e përditshme”, thuhet në njoftim.

294

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Tetor, 2026 22:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
294

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut