Roy Keane ka vlerësuar në mënyrë të veçantë Jude Bellingham pas paraqitjes së tij me Anglinë ndaj Kroacisë, duke e cilësuar mesfushorin e Real Madridit si një talent me potencial për t’u bërë një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
“Jude Bellingham mund të bëhet një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, u shpreh Keane.
Ish-kapiteni i Manchester United vlerësoi jo vetëm aftësitë e Bellinghamit me topin, por edhe punën e tij pa top, duke theksuar se kjo ndikon pozitivisht te të gjithë lojtarët përreth tij.
“Është fantastik me topin, por ajo që më impresionon më shumë është puna që bën pa të. Nëse ke një lojtar kaq të mirë, që luan për Real Madridin dhe punon kaq shumë pa top, ai i frymëzon të gjithë të tjerët”, tha Keane.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
4 Tetor, 2026 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.