Dita botërore e hipertensionit, mjekët apel për jetë të shëndetshme

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 22:06

Dita botërore e hipertensionit, mjekët apel për jetë të shëndetshme

RMV-ja është në zonën e kuqe në matjet botërore të mundësive për sulmet në tru. Shkalla e vdekshmërisë është në vendin e dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Mjekët në ditën e hipertensionit bënë thirrje për mënyrë të jetës më të shëndetshme.

Aktiviteti fizik ndihmon edhe në hipertensionin që është një nga shkaqet serioze për rrezikimin e shëndetit të njeriut. Për ngritjen e vetëdijes, në Ohër u mbajtën kontrolle falas për qytetarët.

“Sipas të dhënave statistikore botërore, hipertensioni është shkaku kryesor për vdekjen e 7.6 milionë personave në botë, si shkak për 47 për qind të pacientëve me sëmundje të koronaanterikes dhe 54 për qind të pacientëve me sulme në tru. Për këtë arsye, parandalimi nga hipertensioni është i rëndësishëm për një jetë të shëndetshme. Me ushqim të shëndetshëm, ndalimin e duhanit, matjen e tensionit të gjakut dhe shërimin e saj parandalohen pasojat e mundshme.”, – theksoi mjekja, Elena Bashurovska.

Mjekët thonë se kontrollet falas janë të rëndësishme, sepse ndikojnë në zbulimin e hershëm të sëmundjeve të pacientëve, gjë që ndihmon në shërimin e tyre. (TVM2)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Maj, 2024 22:06