Materialet propagandistike të zgjedhjeve mbeten nëpër rrugë

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 22:37

Materialet propagandistike të zgjedhjeve mbeten nëpër rrugë

Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut përfunduan, megjithatë materialet propagandistike qëndrojnë ende rrugëve të kryeqytetit, Shkupit, pavarësisht se të njëjtat, në përputhje me Kodin Zgjedhor duhet të largohen në afat prej 30 ditëve. Nëpër rrugë sheh gjithandej bilborde me kandidatët e zgjedhjeve të dyfishta, ndërkaq partitë heshtin, shkruan Portalb.mk.

Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan më 24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë bashkë me zgjedhjet parlamentare u zhvillua më 8 maj të vitit 2024.

Kodi Zgjedhor obligon partitë 12 ditët në vijim të largojnë materialet propagandistike, edhe atë siç qëndron në tekst “pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore ka për detyrë që në afat prej 30 ditësh pas përfundimit të zgjedhjeve, ta mënjanojë mbeturinën nga afishet”.

Redaksia Portalb.mk, ka provuar të marrë një përgjigje koalicionet: VMRO, LSDM, Fronti Evropian dhe VLEN, por nuk ka ndonjë reagim, përpos deklaratave se “çështja është dorëzuar te personat kompetent”.

Në vazhdim të tekstit nga Kodi Zgjedhor, përkatësisht neni 185, parasheh edhe “gjobë në shumë prej 2.500 euro në kundërvlerë me denarin do t’i shqiptohet partisë politike, koalicionit përkatësisht kandidatit të pavarur të regjistruar nëse në afatin e përcaktuar në nenin 79 paragrafi (2) i këtij kodi nuk e mënjanojnë mbetjen nga afishet”.

Materialet propagandistike vazhdojnë e qëndrojnë edhe në qytete tjera si Tetova, Kumanova, Gostivari dhe të tjera.

Kujtojmë që zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale. Rivotim në shtatë vendvotime në zonën 5 dhe 6 pati me 22 maj.

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 22:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?