Dy zëvendës ministra në kabinetin Rama 3, pritet të largohen nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve qeveritare, ka mësuar se dy zëvendësministrat që lëvizin janë Artemis Malo dhe Besart Kadia.
Artemis Malo, aktualisht Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada.
Ndërkohë edhe Zëvendës Ministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia, do ta vijojë karrierën tij tashmë në diplomaci.
Zoti Kadia është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan.
Në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme paraditen e të mërkurës doli për dëgjesë diplomati Ernal Filo, i përzgjedhur për të qenë ambasadori i parë i Shqipërisë në Ukrainë.
Diplomati karrierës Ernal Filo për disa vite ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Malin e Zi.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
29 Maj, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.