Vlerësimi për TKOB, merr titullin ”ambasadorë të të artit puçinian në botë” nga fondacioni ‘Festival Pucciniano’

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 20:26 Përditësuar

Vlerësimi për TKOB, merr titullin ”ambasadorë të të artit puçinian në botë” nga fondacioni ‘Festival Pucciniano’

Paolo Spadaccini, zëvendëspresident i fondacionit “Festival Pucciniano”, vlerësoi Teatrin e Operës dhe Baletit shqiptar dhe nderoi Drejtoreshën e institucionit  Abigeila Voshtina dhe Drejtorin Artistik, Jacopo Sipari di Pescasseroli, si ambasadorë të artit puçinian në botë, në 100-vjetorin e vdekjes së gjeniut të Torre del Lago.

Dhënia e këtij çmimi prestigjioz nga fondacioni “Festival Pucciniano” shënon një moment të rëndësishëm për TKOB-në. Ai përkon me 70-vjetorin e themelimit të institucionit emblemë të artit shqiptar dhe 120-vjetorin e vënies së parë në skenë të “Madama Butterfly” në teatrin e Brescia-s.

Kjo është hera e parë që TKOB vlerësohet nga një teatër tjetër i huaj me çmimin unik “Puccini”, që jepet një herë në vit për përhapjen jo vetëm të emrit të kompozitorit të madh italian Puccini, por edhe të produksioneve të “Festival Puccini di Torre del Lago”.  Vlerësimi i TKOB-së përkon gjithashtu me 70-vjetorin e krijimit të “Festival Puccini”.

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 20:26 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.