Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga Komuna e Suharekës 

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 20:28

Shkurte Fejza nderohet me titullin “Qytetare Nderi” nga Komuna e Suharekës 

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e ka nderuar me titullin ‘Qytetare Nderi’ këngëtaren Shkurte Fejza.

Këtë e ka njoftuar përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale në Instagram.

Artistja e mirënjohur ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, ndërkohë që iu organizua edhe një ceremoni me shumë të pranishëm.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta së shpejti do të mbajë një koncert në Prishtinë me rastin e 50-vjetorit të karrierës së saj.

Ajo do të performojë më 8 qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve e një të tillë do ta mbajë edhe në Tiranë, më 20 qershor.

Foto: Screenshot/Instagram

Shkurta ka një karrierë të bujshme artistike me albume të shumta, e disa prej tyre janë: “Ç’ke Kosovë që po lëshon za”, “Gurrë e shkrepa”, “Oj Kosovë oj nana ime”, “Vdekje s’ka”, “Jo nuk ndahet Mitrovica”, etj.

Ajo tashmë është një emër shumë i dashur për publikun me një zë të veçantë.

https://www.instagram.com/reel/C7jJ-wSoo0b/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=485&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fshkurte-fejza-nderohet-titullin-qytetare-nderi-nga-komuna-e-suharekes%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A795.3999999761581%2C%22ls%22%3A255.09999990463257%2C%22le%22%3A787.0999999046326%7D

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2024 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.