Vijojnë rekordet e reja nga Lamine Xhamal në Ligën e Kampionëve

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 06:41

Vijojnë rekordet e reja nga Lamine Xhamal në Ligën e Kampionëve

Nuk kanë të ndalur rekordet për talentin e Barcelonës, Lamine Xhamal, i cili me paraqitjen ndaj PSZH-së ku katalanasit triumfuan me rezultatin 2-3, u bë lojtari më i ri që ka luajtur një ndeshje në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai është vetëm 16 vjeç e 272 ditë, duke tejkaluar kështu rekordin e mëparshëm të vendosur nga Rajan Çerki me Lionin në vitin 2020, me 17 vjeç e 2 ditë në gjysmëfinalen kundër Bajernit.

Ndërkohë që tashmë këtë rekord e mban talenti i Barcelonës, i cili është dhe titullar i padsikutueshëm te katalanasit.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 06:41