Komuna e Butelit – Shkup, u vendos gurthemeli i çerdhes së re
U vendos gurthemeli për ndërtimin e çerdhes së re në komunën e Butelit të Shkupit. Ky projekt është një ndër investimet më të mëdha që deri më tani i dedikuar për fëmijët më të vegjël të kësaj lagje dhe i njëjti kap vlerën prej 100 milionë denarë, tha kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski.
“Për kohë të shkurtër fillojmë të ndërtojmë një çerdhe të re në Butel 2. Deri para disa ditësh këtu patëm një objekt që nuk ishte në funksion të plotë. 50% prej objektit ishte jofunskional, ndërsa 50% të tjera ofronin kushte substandarde për kujdesin e fëmijëve. Më këtë nismë të re do të mundësojmë kushte bashkëkohore për fëmijët, ku do të kemi një çerdhe të re moderne.”, – deklaroi kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Demografi dhe Rinisë, Fatmir Limani, tha se do të punojë fuqishëm për t’i përmirësuar dhe përforcuar kushtet dhe stafin kadrovik nëpër të gjitha çerdhet e vendit.
“Njëherit e vërtetojmë përkushtimin tonë dhe kujdesin për të vegjlit. Sot dhe në të ardhmen do të vazhdojmë t’i rikonstruojmë hapësirat dhe të përforcojmë kapacitetin kadrovik në çerdhe duke marrë parasysh rëndësinë e arsimimit parashkollor gjatë arsimimit të mëtejshëm. Paralelisht do të punojnë në avancimin dhe përforcimin e kapaciteteve të të punësuarve.”, – theksoi ministri i PPSDR-së, Fatmir Limani.
Kjo çerdhe do të shtrihet në sipërfaqe prej 1.800 metra katrorë dhe do të ketë kapacitet të pranojë rreth 200 fëmijë në ditë, tha kryeministri, Hristijan Mickoski.
“Pas 60 viteve Butel 2 bëhet me një çerdhe të re, ndërsa objekti i vjetër do të rrënohet. Mbi 200 fëmijë do të kenë kushte adekuate për të qëndruar në të. 1.800 metra katror do të jenë të mjaftueshëm për t’i përmbushur nevojat e kësaj lagjeje, ndërsa investimi shënon mbi 100 milionë denarë. Ky projekt ka simbolikën e vetë pasi kjo lagje është mjedis multietnik ku kemi fëmijë prej nacionalitetit maqedonas dhe shqiptar.”, – u shpreh kryeministri, Hristijan Mickoski.
Autoritetet lokale dhe ato të ekzekutivit paralajmëruan se gjatë periudhës së ardhshme do të realizojnë edhe shumë projekte të tjera, të cilat i kanë paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore.
















