Danimarka do të vendosë një taksë për fermerët për shkak të gazeve serë të emetuara nga lopët e tyre…

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:47

Danimarka do të vendosë një taksë për fermerët për shkak të gazeve serë të emetuara nga lopët e tyre…

Kjo është pjesë e ambicieve të Kopenhagës për të arritur neutralitetin e karbonit sa më shpejt të jetë e mundur.

Qeveria e këtij vendi skandinav beson se blegtoria është burimi kryesor i emetimeve të metanit, i cili konsiderohet si një nga gazrat më të fuqishëm që kontribuojnë në ngrohjen globale.

“Në këtë fazë, qëllimi është të reduktohen emetimet e gazeve serrë në Danimarkë me 70 për qind në krahasim me nivelet e vitit 1990 deri në vitin 2030”, shpjegoi ministri i taksave Jeppe Brus.

Nga viti 2030, fermerët danezë do të tatohen me 300 krona (40 euro) për ton ekuivalent të dioksidit të karbonit në vitin 2030. Taksa do të rritet në 750 korona (100 euro) deri në vitin 2035. çmimi aktual për ton do të fillojë nga 120 krona (15 euro) dhe do të rritet në 300 krona deri në vitin 2035.

Megjithëse dioksidi i karbonit zakonisht merr më shumë vëmendje për rolin e tij në ndryshimet klimatike, metani bllokon rreth 87 herë më shumë nxehtësi gjatë një periudhe 20-vjeçare, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës së SHBA.

Nivelet e metanit të emetuar nga burimet, duke përfshirë deponitë, sistemet e naftës dhe gazit natyror dhe nga bagëtitë janë rritur veçanërisht me shpejtësi që nga viti 2020. Prodhimi blegtoral është përgjegjës për rreth 32 për qind të emetimeve të metanit të shkaktuara nga njerëzit, sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

“Ne do të bëjmë një hap të madh për t’u bërë neutral ndaj klimës në vitin 2045,” tha Bruce, duke shtuar se Danimarka “do të jetë vendi i parë në botë që do të vendosë një taksë reale të karbonit në bujqësi” dhe shpreson që vendet e tjera të ndjekin shembullin.

Zelanda e Re ka miratuar një ligj të ngjashëm që do të hyjë në fuqi në vitin 2025.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?