Masa për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:23

Masa për parandalimin e fatkeqësive natyrore

Me miratimin e këtyre vendimeve, komuna dhe subjektet në territorin e saj janë të detyruara në kohë që të organizojnë dhe ndërmarrin masat parandaluese dhe operative për mbrojtje dhe shpëtim gjatë kohës së krizave të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe të llojeve të tjera të fatkeqësive natyrore

Rajoni i Tetovës dhe jo vetëm, viteve të fundit gjithnjë e më shumë po përballet me ndryshimet klimatike, ndërsa si pasojë e kësaj gjithnjë e më shumë po ndodhin vërshime. Si pasojë e këtyre vërshimeve, krahas dëmeve në të mira materiale, infrastrukturës, poashtu po dëmtohen edhe prona bujqësore, po dëmtohen amvisëri e kështu me radhë, si pasojë e fatkeqësive të shpeshtuara natyrore. Së fundmi, në këshillin e komunës së Tetovës, është miratuar propozim-vlerësim mbi rrezikshmërinë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera si dhe propozim-plani për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera për vitin 2024.

Nga komuna e Tetovës thonë se mbrojtja dhe shpëtimi përfaqëson tërësi të masave dhe aktiviteteve që ndërmerren nga ana e subjekteve në sistemin me qëllim në kohë të zbulohen dhe parandalohen dukuritë dhe të eliminohen pasojat nga fatkeqësitë e shkaktuara natyrore dhe fatkeqësi të tjera. Më tej, nga komuna e Tetovës pohojnë se me masat planore dhe programore, të cilat ndërmerren para ndodhjes së fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera gjatë kohës së ndodhjes, pas fatkeqësive të ndodhura dhe aksidenteve ofrohen kushte reale për mbrojtjen dhe shpëtimin e njerëzve, mjedisit jetësor, të mirave materiale, pasurive natyrore, botës shtazore dhe bimore si dhe trashëgimisë kulturore.

“Komuna e Tetovës në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ligjin për menaxhim me kriza dhe aktet tjera nënligjore ndërmerr masa adekuate dhe aktivitete të duhura për mbrojtjen e qytetarëve dhe të mirave materiale në tërë territorin e komunës, kurse me masat dhe aktivitetet e parapara të cilat janë të nënvizuara në këtë Program janë sipas dëshirës që të bëhet një hap përpara në mbrojtjen, shpëtimin dhe menaxhimin me kriza, me qëllim për të theksuar mbi të gjitha rolin parandalues si parakusht në mbrojtjen e qytetarëve dhe të mirave materiale, pasurive natyrore, botës shtazore dhe bimore si dhe trashëgimisë kulturore”, tha Albion Alili nga komuna e Tetovës.

Me miratimin e këtyre vendimeve, komuna dhe subjektet në territorin e saj janë të detyruara në kohë që të organizojnë dhe ndërmarrin masat parandaluese dhe operative për mbrojtje dhe shpëtim gjatë kohës së krizave të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe të llojeve të tjera të fatkeqësive natyrore.Më tej, në vendimin që e miratuan këshilltarët qëndron se në ditët e sotme përballemi me sfida të ndryshme që lidhen drejtpërdrejt me fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera që në thelb janë të paparashikueshme dhe me të njëjtat shkaktohen humbje njerëzore dhe shkaktojnë dëme material dhe për këtë arsye, është e nevojshme të merren masa parandaluese në mbrojtje dhe shpëtim. Në dekadën e fundit, komuna e Tetovës është përballur disa herë më vërshime, kurse vlera e dëmit është shumë e madhe, sepse janë dëmtuar diga mbrojtëse në shtretërit e lumenjve, rrugë të sapo asflatuara, sisteme të ujit e kështu me radhë. Vërshimet më katastrofale ishin ato në vitin 2015, kur kishte edhe viktima në njerëz, ndërsa pothuajse tërë rajoni i Tetovës dhe fshatrave të malësisë ishte bllokuar tërësisht. (koha.mk)

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?