Sasi e madhe shiu në një kohë të shkurtër, Beogradi vërshohet sërish – pamje që tregojnë kaosin e krijuar
Një stuhi e fortë goditi sërish Beogradin herët në mëngjes.
Sipas mediave në gjuhën serbe, kësaj i ka paraprirë grumbullimi i reve të zeza dhe në një moment u errësua si në mes të natës.
Kështu, thuhet se në një kohë të shkurtër ra një sasi e madhe shiu.https://www.instagram.com/reel/C86U6XoNmZz/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Falsat.mk&rp=%2Fsasi-e-madhe-shiu-ne-nje-kohe-te-shkurter-beogradi-vershohet-serish-pamje-qe-tregojne-kaosin-e-krijuar%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A732%2C%22ls%22%3A174.60000002384186%2C%22le%22%3A486.2000000476837%7D
Si pasojë, disa pjesë të kryeqytetit të Serbisë u përmbytën.
Në disa pjesë madje disa vendparkingje janë parë tërësisht nën ujë me baltë.
Raportimet nga Beogradi vijnë pasi një situatë pothuajse e ngjashme është raportuar edhe në pjesë të Malit të Zi.https://www.instagram.com/reel/C86Jw2cIdCO/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Falsat.mk&rp=%2Fsasi-e-madhe-shiu-ne-nje-kohe-te-shkurter-beogradi-vershohet-serish-pamje-qe-tregojne-kaosin-e-krijuar%2F#%7B%22ci%22%3A1%2C%22os%22%3A740.8000000715256%2C%22ls%22%3A174.60000002384186%2C%22le%22%3A486.2000000476837%7D
















