Qeveria i rekomandoi Bordit të Drejtorëve të NP për menaxhim me pyjet shtetërore “Pyjet Nacionale” që të zgjedhë Zdravko Trajanov për për ushtures detyre të “Pyjeve Nacionale”.
Trajanov është profesor i rregullt në Fakultetin e Pylltarisë në Shkup, në drejtimin Shfrytëzimi i pyjeve, mekanizimi në pylltari dhe të tjera, në lëndët Transporti pyjor, hapja e pyjeve, hyrje në ndërtim, objektet e infrastrukturës së parkut, ndikimi i aktiviteteve në ambientin jetësor, praktika e Drejtë. Në vitin 2001, Trajanov ishte anëtar i bordit të drejtorëve të SHIK Plaçkovica – Radovish (përfaqësues i kapitalit shtetëror). Në vitin 2006 ishte këshilltar i jashtëm në NP Pyjet e Maqedonisë, si dhe ishte pjesëmarrës në grupin punues për transformimin e NP Pyjet e Maqedonisë në vitin 2013. Trajanov ka qenë këshilltar në Këshillin e Komunës së Radovishit, si dhe deputet nga viti 2020 deri në vitin 2024. Ka ndjekur trajnime të shumta dhe ka botuar një sërë punimesh shkencore dhe kërkimore në fushën e pylltarisë./TV21
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
2 Korrik, 2024 21:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.