Miteva: Shfuqizimi i drejtorëve ekonomikë do të ulë dualizmin

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 22:25

Miteva: Shfuqizimi i drejtorëve ekonomikë do të ulë dualizmin

Zëdhënësja dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, në TV Telma, ka theksuar se heqja e drejtorëve ekonomikë ka qenë premtim që para zgjedhjeve, përcjell FLAKA.

“VMRO-DPMNE para zgjedhjeve kishte një premtim kyç në fushën e shëndetësisë dhe politikave shëndetësore që planifikon ta zbatojë si qeveri e ardhshme, një nga premtimet ishte heqja e të ashtuquajturve drejtorë ekonomikë apo organizativë sepse në të kaluarën kanë treguar një sërë dobësish dhe kur ke një sistem jofunksional që ka treguar se po keqpërdoret, atëherë vlerësojmë që e njëjta arsyetohet”, thotë Miteva.

Ajo shtoi:

“Pikënisja për këtë ka qenë keqpërdorimi i fondeve publike, pra fondeve financiare, prokurimeve publike, dualizmit dhe nepotizmit. Me një vendim të tillë do ta zvogëlojmë dualizmin që ekziston me nënshkrime të lidhura brenda klinikave dhe do të kontribuojmë për punë më të mirë dhe më të përgjegjshme”, tha Miteva.

Sa i përket pensionistëve, Miteva theksoi se qeveria e VMRO-DPMNE-së i ka dëgjuar pensionistët për kërkesën e tyre.

“Ajo që bëri VMRO-DPMNE për pensionistët është të dëgjohet zëri i tyre dhe të realizohet kërkesa e tyre për rritje lineare prej 5000 denarë. Sipas ligjeve, gjëja e parë është rebalanci i Buxhetit, i cili do të mbulojë këtë masë dhe masën prej 100 milionë euro transfer te komunat për realizimin e projekteve”, ka treguar Miteva. FLAKA

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 22:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?