Rebalanci i buxhetit, ku do të shkurtohet dhe si do të gjenden para për pensionet

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 22:48

Rebalanci i buxhetit, ku do të shkurtohet dhe si do të gjenden para për pensionet

Rritja e paralajmëruar e shtatorit të pensioneve bën presion mbi buxhetin, pavarësisht nëse harmonizimi do të bëhet sipas modelit tonë apo sipas modelit të qeverisë së kaluar, thotë ministrja e financave Gordana Dimitrievska Koçoska. Duke paralajmëruar rebalancin e buxhetit, në edicionin e mbrëmshëm të 24 Analizë në Tv 24, ajo thotë se për rritjen lineare të pensioneve duhen edhe 10 milionë euro shtesë, para shumës tashmë të vogël në FSP për pagesën e pensioneve, përcjell FLAKA.

Pavarësisht rebalancit, shifrat nga ana e të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit nuk do të ndryshojnë. I vetmi korrigjim do të bëhet në deficitin buxhetor në raport me BPV-në, sepse 3.4% e parashikuar për vitin 2024 është joreale, thotë Koçoska. Prioritet do të jetë shërbimi i detyrimeve ligjore, siç është Marrëveshja Kolektive në arsimin e lartë për pagat, e nënshkruar para zgjedhjeve. Ministri ka bërë të ditur se tashmë në buxhet janë gjetur 325 milionë euro, të cilat kanë qenë keq të planifikuara dhe të pashpenzuara, ndaj do të ndahen për financimin e shpenzimeve të tjera.

Ekonomia gri është problem kundër të cilit të gjitha qeveritë luftojnë vetëm deklarativisht, thotë Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve, pasi edhe Koçoska paralajmëroi luftë kundër saj. Dimitrov thotë se për ekzistimin e ekonomisë gri është fajtore edhe burokracia e shtetit.

Ministrja Koçoska paralajmëroi një huazim të ri të mundshëm me eurobond, me qëllim kthimin e borxhit në janar të vitit të ardhshëm. Opsioni i dytë për kthimin e këtij borxhi është miliardi që qeveria duhet të marrë si kredi. FLAKA

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 22:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?